Skip to main content

Home Albanian

AlbanianKomuna e Redbridge-it ofron shërbime me cilësi të lartë për qytetarët që ndihmojnë ta bëjnë Redbrige-in në një vend më të mirë për të jetuar.   Ne ofrojmë qindra shërbime për njerëzit në të tërë komunën të cilat përfshijnë:

  • Shkolla dhe edukim për të rriturit
  • Shërbime për fëmijët, të rinjtë dhe familjet, duke përfshirë kujdesin për fëmijët
  • Shërbime të kujdesit social për të rriturit
  • Ndihma në kompensime dhe mirëqenie
  • Këshillim për banesa
  • Ceremoni qytetarie
  • Regjistrime të lindjeve, vdekjeve dhe martesave
  • Bibliotekat dhe qendra sportesh
  • Shërbime të hedhjes dhe riciklimit të mbeturinave
  • Kërkesa dhe leje për parkime

Këshilltarët

Këshilltarët janë të zgjedhur në mënyrë demokratike.  Ata marrin vendime në emër të komunitetit rreth mënyrës se si Këshilli duhet të funksionojë.  Gjeni informacion për këshilltarin tuaj vendas në faqen tonë të interneti ose telefononi numrin 020 8708 2353.

Shëndeti

Telefononi numrin 0845 4647 ose vizitoni http://www.nhs.uk/ Për më shumë informacion mbi klinikat lokale të doktorëve, dentistëve, okulistëve, farmacive, qendrave të NHS ku nuk keni nevojë të lini takim, njësitë lokale të aksidenteve dhe emergjencave (A&E) dhe shërbimeve të kujdesit social.

Shërbimet e emergjencave

Policia

Telefononi numrin 999 vetëm në raste urgjencash.  Për pyetje të tjera që nuk janë urgjente ju lutemi telefononi 020 8478 1123.

Zjarrfikëset

Ju lutemi telefononi 999.

Ne ofrojmë shërbime përkthimi me gojë dhe me shkrim nëse anglishtja nuk është gjuha juaj amtare, ose nëse ju jeni i shurdhër ose keni probleme me dëgjimin.

Dokumenti i mëposhtëm ju jep të gjithë informacionin që ju duhet si fillim.
Ju duhet Adobe Acrobat (për dokumentat pdf) për të hapur dokumentin në këtë faqe.
Përdorni lidhjen e mëposhtme për të shkarkuar pa pagesë programin Adobe Acrobat Reader:

Nëse keni informacion rreth shërbimeve të komunës dhe dëshironi të na e jepni ju lutemi na shkruani në adresën customer.cc@redbridge.gov.uk.

Share this page: Was this page helpful?

Related pages and documents

 

Useful websites

 

All areas